Në Theth ndodhi një incident gjatë ditës së sotme, pasi një person hodhi një shishe benzinë në urën e fshatit duke tentuar ta djegë. Po ashtu, një situatë e tillë ndodhi edhe me një fadromë të IKMT-së.
Pas këtij rasti, mes banorëve dhe një përfaqësuesi të IKMT-së ka pasur një debat. Ky i fundit është shprehur se ndaj punonjësve është qëlluar me armë dhe është hedhur molotov.
“Po ti nuk ke ndërmend të hedhësh molotov të vrasësh punonjësit e shtetit. Asnji, as Zoti. As ka Zot të vrasë punonjësit e shtetit. Ke ndërtuar pa leje, je i paligjshëm. Kjo të jep të drejtë të vrasësh njerëzit? Është krim.
Mund të ishte dhe vëllai jot, nuk është normale. Mund të ishe dhe ti atje. Më fal, të lutem. Çfarë faji ju ka fëmija atij punëtorit që merr 400 mijë lekë, ta vrisni juve? Më thoni çfarë faji ka? Juve të na prisnit, të bisedonim, hajde të japim një zgjidhje, jo me molotov mo zotëri. Nuk e kthen dot shtetin as me molotov, as me armë e as me kallash. Na keni qëlluar me armë dhe me molotov”, shprehet ai.
Aksioni për shembjen e objekteve pa leje në Theth nisi pas denoncimit publik që bëri kryeministri Edi Rama se atje ishte ndërtuar “një fshat pa leje”./VOXNEWS.AL