I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me moderimin e Ronaldo Sharkës, ka qenë sot Jozefin Marku.
Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”, lidhja me Loredanën ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes së publikut. Edhe pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia e tyre vazhdoi të tërheqë interes të madh.
Gjatë intervistës, Ronaldo e pyeti Jozefinin për unazën e dasmës me Loredanën, e cila ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ai u përgjigj me humor dhe pak mister: “Nuk e di ku ka mbetur. Ka mbetur diku me ndonjë cep, por duhet të interesohem që ta kthejmë të paktën tek vendi ose tek argjendaria.”
Në lidhje me jetën e tij aktuale sentimentale, Jozi konfirmoi se është i dashuruar. “Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare,” – tha ai, duke treguar se partnerja e tij aktuale nuk është personazh publik.
Pyetjes se nëse kanë shkëmbyer unaza, Jozi iu përgjigj shkurt: “Jo, por do marrë kohën e vet.”