Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e paraqitur nga Partia Demokratike dhe disa shoqata të mbrojtjes së mjedisit kundër ndryshimeve të miratuara nga qeveria në ligjin “Për zonat e mbrojtura”.

Në vendimin e saj, Gjykata ka vlerësuar se ndryshimet ligjore nuk bien ndesh me Kushtetutën, duke lënë në fuqi ligjin e miratuar në Kuvend në vitin 2024.

Ankimi kishte si qëllim kundërshtimin e amendimeve që, sipas paditësve, cenonin mbrojtjen e natyrës dhe hapnin rrugën për ndërhyrje në territore të mbrojtura.

Me këtë vendim, ligji që përcakton një kuadër të ri për administrimin dhe përdorimin e zonave të mbrojtura mbetet në fuqi.

Qeveria ka argumentuar se ndryshimet synojnë të përmirësojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin më efikas të këtyre zonave.

Vendimi i Gjykatës është përfundimtar dhe nuk mund të ankimohet.