Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me Policinë Vendore, zhvilloi një operacion surprizë, që solli arrestimin e disa personave, përfshirë edhe ish-nënkryetaren e bashkisë, Adela Hysenaj.

Sipas burimeve zyrtare dhe të besueshme, Hysenaj është vendosur nën arrest shtëpie, ndërkohë që hetimet dhe aksioni vijojnë pa ndërprerje.

Në ditët në vijim pritet që të dalin më shumë informacione lidhur me natyrën e çështjes dhe identitetin e të tjerëve të përfshirë në këtë procedim ligjor.

Priten detaje të reja.