Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryebashkiaku Erion Veliaj mund të dënohet me deri në 10 vjet burg nëse vërtetohen të 4 akuzat e ngritura zyrtarisht nga SPAK ndaj tij.

Ai e cilësoi shumë të rëndë daljen e informacionit në media për komunikimin e akuzave ndaj Veliaj përpara se kjo të bëhet zyrtarisht nga Prokuroria.

“4 akuza janë shumë, janë akuza që nëse vërtetohen, me një bashkim dënimesh pa 10-12 vjet burg nuk shpëton, nëse vërtetohen të 4 akuzat siç janë ndërtuar. Nuk është aspak normale, madje është totalisht anormale që përpara se t’i komunikohet akuza personit publikohet nga media. Ai prokuror që e ka nxjerrë këtë dhe e ka hedhur në media dje duhet të qërrohet nga sistemi sot. Kjo çështje është e paragjykuar se është gjykuar në publik, çfarë duhet të bëjë ai gjyqtari që do ketë në dorë çështjen”, tha Manjani./Euronews Albania