Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka shpjeguar formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë që ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Hado u shpreh se formularët ndërmjet dy institucioneve homologe do të shkëmbehen në mënyrë elektronike duke përshpejtuar ndjeshëm procesin e përfitimit të pensioneve për qytetarët.

Ai theksoi se shqiptarët që kanë mbushur moshën për pension nëse nuk kanë 15 vjet sigurimi, duhet të aplikojnë për pension pleqërie në e-albania. Drejtori shtoi se në e-albania është një rubrike e veçantë, që thotë nëse ke vite punë në një shtet tjetër. Atje do të klikojnë që kanë vjetërsi në Itali dhe do japin të dhënat.

Hodo shtoi se nëse një qytetar ka 14 vite në Shqipëri dhe ka 19 vite në Itali, nuk merr pension në asnjë vend. Sipas tij qytetari në Shqipëri nuk plotëson kriterin e 15 viteve dhe në Itali nuk e plotëson kriterin e 20 viteve. Ai tha se bashkimi i periudhave bëhet vetëm për të plotësuar kriteret ligjore, pastaj secili vend e llogarit pensionin sipas ligjit të vet dhe bazuar vetëm në vitet e sigurimit që ka në atë vend.

“Marrëveshja që ka hyrë në fuqi është gati. Që do të thotë të gjithë formularët janë dakordësuar me kolegët ne Itali, janë standardizuar dhe për herë të parë ne do të bëjmë shkëmbimin elektronik të formularëve. Që do të thotë se i gjithë komunikimi mes dy institucioneve nuk do jetë në letër, por do jetë komunikim elektronik. Pra do të shkurtohet koha e shkëmbimit të formularëve midis dy institucioneve.

Kemi hartuar edhe udhëzuesin që është edhe për punonjësit si do zbatohet marrëveshje, por edhe për qytetarët si do të aplikojnë në varësi të rastit që kanë. Po ju them ata qytetarë shqiptarë që kanë mbushur moshën për pension, që është 65 vjet për burrat dhe 61 vjet e 10 muaj për gratë dhe nuk kanë mjaftueshëm vite sigurimi, nuk kanë 15 vjet sigurimi, duhet të aplikojmë për pension pleqërie në e-albania, është një rubrike e veçantë, që thotë nëse ke vite punë në një shtet tjetër. Atje do të klikojnë që kam vjetërsi në Itali dhe do japin të dhënat. Në bazë të këtyre të dhënave ne ja kërkojmë Italisë.

Nuk është e nevojshme që qytetarët pasi të bëjnë aplikimin tek ne të vijnë të kërkojnë dokumentacion dorazi, sepse komunikimi bëhet institucion me institucion. Nuk është e nevojshme të paraqiten tek sigurimet për të marrë këto dokumente dorazi, sepse kjo do vlerë vetëm për informacionin e tyre. Nëse këto dokumente i çojnë në Itali, kolegët italiane do ti kërkojnë zyrtarisht përmes formularit të dakordësuar. Pra është një punë e dyfishtë dhe e paefektshme. Kështu që të bëjnë aplikimin në Shqipëri ose Itali sipas rastit dhe për këtë të konsultohen me udhëzuesin që kemi publikuar në faqen zyrtare dhe ta bëjnë kërkesën aty ku duhet me qëllim që koha e shërbimit të jetë e shkurtër dhe mos ketë ngatërresa.

Në rastin kur një qytetar shqiptar pavarësisht se jeton në Shqipëri apo Itali dhe ka eksperiencë në Itali, Gjermani, Turqi apo në një vend që ne kemi marrëveshje nuk ka nevojë për bashkim periudhash, sepse me 15 vite i plotëson kriteret për të marrë pension. Ne me 15 vitet e deklaruara në Shqipëri ne jemi të aftë të lidhim pensionin, kështu që nuk ka nevoje për bashkim. Bashkimi i periudhave bëhet vetëm për të plotësuar kriteret ligjore, pastaj secili vend e llogarit pensionin sipas ligjit të vet dhe bazuar vetëm në vitet e sigurimit që ka në atë vend.

Nëse një qytetar ka 14 vite në Shqipëri dhe ka 19 vite në Itali, nuk merr pension në asnjë vend. Në Shqipëri nuk plotëson kriterin e 15 viteve, në Itali nuk e plotëson kriterin e 20 viteve. Atëherë bashkimi i këtyre periudhave e vendos në kushtet ligjore në të dy vendet. Kur vjen puna tek llogaritja, ne do ta llogaris pensionin sipas ligjit shqiptar, vetëm për 14 vitet që ka paguar sigurime, ndërsa Italia do ta llogarisë sipas ligjit të vet vetëm për 19 vite.

Të mos keqkuptohen shqiptarët që vitet në Itali do përdoren për llogaritje edhe këtu dhe atje. Apo edhe vitet që kanë në Shqipëri do bashkohen me ato të Italisë dhe do konsiderohen sikur janë në Itali. Jo. Do bashkohen periudhat kontributive vetëm për të plotësuar kriteret ligjore dhe secili vend pastaj do llogarisë pensionin sipas ligjit të vet bazuar në vitet e sigurimit që ka në secilin vend. Pra do marrë dy pjesë pensioni një në Shqipëri për aq vite sa ka, dhe në Itali për aq vite sa ka,” tha ai.