Një histori e pazakontë dashurie dhe zhgënjimi po qarkullon në rrjet, ku një burrë në fillim të të tridhjetave rrëfen sesi jeta e tij dashurore mori kthesën më të errët, vetëm pak kohë para martesës, raporton “The Sun”.

Pas gjashtë vitesh lidhje me gruan që mendonte se do të kalonte jetën, ai zbuloi se ajo jo vetëm që e kishte tradhtuar, por kishte rifilluar të angazhohej në punë seksuale, një e shkuar që ai mendonte se e kishte lënë pas.

“Kur e njoha, më tregoi se kishte punuar si eskortë gjatë universitetit. Nuk më pëlqeu, por e kuptova. E gjitha ndodhi para meje… apo kështu besoja.”

Ai tregon se verën e kaluar i kishte propozuar martesë dhe kishin filluar të diskutonin për fëmijë. Por gjithçka ndryshoi muajt e fundit, kur sjellja e saj u bë gjithnjë e më e çuditshme.

“Filloi të vishej ndryshe, dilte shpesh dhe nuk më fliste si më parë. Deri kur një ditë e pashë të dalë nga shtëpia e fqinjit tonë. Ai është burrë i martuar, në të pesëdhjetat.”

Pasi u përballën, ajo fillimisht qeshi. Më pas pranoi se fqinjit i kishte ofruar marrëdhënie seksuale me pagesë. “Jo vetëm kaq, por më tha se kishte bërë të tilla ‘punë’ edhe kohët e fundit, për të kursyer për dasmën tonë.”

Ai vendosi t’i japë fund marrëdhënies menjëherë, por më pas zbuloi edhe më shumë:

“Më thanë që ajo ka fjetur me gjysmën e burrave të qytetit. Miqtë më thonë që kam shpëtuar me fat. Por nuk ndalem së menduari për të. Ende kam ndjenja.”/PANORAMAPLUS