Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku monitori nga afër sportelet në të cilat do të ofrohet shërbimi falas për të gjithë qytetarët, të cilët që kanë vështirësi në përdorimin e platformës e-Albania.

Balluku tha se shërbimi do të ofrohet jo vetëm tek bashkitë, por edhe tek qendrat administrative. Njëkohësisht paralajmëroi se në rastet se ky shërbim ofrohet me lekë do të konsiderohet vepër penale.

“Drejtohuni në qendrat që kanë hapur bashkitë, ose edhe në njësitë administrative , sepse i keni të gjitha atje pranë. Ne kemi dalë të gjithë në terren, për ta prezantuar. Abuzim nëse shikoni qendra avokatie që e ofrojnë këtë shërbim me pagesë, sepse është një abuzim i rëndë”, tha Belinda Balluku.