Nuk ndalen ndryshimet në Policine e Shtetit. Së fundmi kryepolici Ilir Proda ka emëruar drejtor të Policisë së Korçës, Uljan Shpatarakun.
Ndërkohë Erion Ahmeti që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit.
Ditët e fundit kryepolici Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin por edhe në drejtues qarqesh. Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta.