Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, kanë rikthyer vëmendjen e mediave, pas daljes në qarkullim të një videoje të regjistruar në festën pas ndarjes së çmimeve Grammy në muajin shkurt.
Në pamjet në fjalë, çifti shihet duke shkëmbyer një puthje pasionante, ndërsa Censori interpreton në karaoke këngën “Rolling in the Deep” të Adele.
Gjatë asaj nate, 30-vjeçarja kishte tërhequr vëmendje edhe në tapetin e kuq me një veshje transparente dhe pa të brendshme, ndërsa në festë kishte zgjedhur një kostum po ashtu transparent, por më të përmbajtur, që theksonte siluetën e saj.
Videoja përfundon me reperin që largohet nga festa duke mbajtur bashkëshorten në krahë, pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Ndërkohë, Bianca Censori u shfaq ditët e fundit në Seul me një stil dukshëm më të mbyllur dhe konservator, ndryshe nga paraqitjet e saj të zakonshme. Ajo u pa e veshur me geta, triko të gjatë dhe një kapuç që i mbulonte flokët. Kanye West shoqërohej me veshje të zeza dhe të thjeshta.
Ky rikthim në qendër të vëmendjes ndodh në një moment të ndjeshëm për reperin, i cili po përballet me akuza të rënda për sulm seksual dhe trafikim nga ish-asistentja e tij, Lauren Pisciotta, akuza që West i ka mohuar kategorikisht.