Do të vijojë i nxehti afrikan në territorin shqiptar.

Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herë pas hershme përgjatë gjithë vendit, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, duke rrezikuar reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale ku zonat malore do të shënojnë deri në 11°C, por mbeten kostante maksimumet duke u ngjitur sërish në vlerën 40°C në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.