Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në qarkun e Tiranës dhe përsëritjen e tyre. Vendimi u mor këtë të enjte, pas shqyrtimit të ankesës së depozituar nga përfaqësuesit ligjorë të PD-së, të cilët pretendonin për shkelje të rënda gjatë procesit zgjedhor.
Me këtë vendim, Kolegji konfirmoi rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për qarkun më të madh të vendit.