Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e projektligjit për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI), që ka në fokus financimin e fazës së parë të projektit “Infrastruktura hekurudhore e Korridorit VIII – Shqipëri”.
Marrëveshja synon përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe lidhjen më të mirë rajonale.
Projektligji do t’i kalojë për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Shqipërisë.