Kryeministri Edi Rama shprehu mëngjesin e sotëm falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare
Trupat e policisë, ushtrisë e emergjencave po përballen me flakët në një betejë të përditshme për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit, nxitur nga temperaturat e larta të javëve të fundit.
Rama falënderoi po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën.
Dita e djeshme ishte me situatë të vështirë ndërsa u raportuan 36 vatra zjarri vetëm gjatë 24 orëve, ku janë shuar 12 dhe 24 mbeten aktive. Tre qarqe janë problematike: Vlorë, Berat dhe Dibër. Aktive në misione edhe baza e helikopterëve të Farkës.
Sot kanë rinisur që në mëngjes herët përpjekjen për neutralizimin e flakëve.