Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Muhammed Bin Zayed ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë ka ndarë sot disa foto në rrjete sociale nga pritja në Aeroportin e Rinasit, teksa e cilëson si mik të vjetër dhe të shtrenjtë të popullit shqiptar.

“Mirëmëngjes dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Në fokus të takimit të tyre ka qenë rritja e bashkëpunimit në sektorë të tillë si energjia e rinovueshme dhe teknologjia.Të dy udhëheqësit shqyrtuan gjithashtu mundësitë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në fusha të tilla si ekonomia, tregtia dhe siguria ushqimore.

Ata shqyrtuan forcimin e lidhjeve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë dhe shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë.