Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Berat një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve, ku u diskutua mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë2030 në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij Rama u ndal te sistemet e mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike.

Kryeministri tha së ne sektorin publik janë bërë përparësi lidhur me mbrojtjen.

Sakaq kryeministri foli me rezerva për sektorin privat. Rama tha se sektori privat nuk po ecën me të njëjtat ritme me atë publik dhe se ka shumë boshllëqe dhe mungesë informacioni lidhur me rreziqet e sulmeve kibernetike.

“Ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike dhe ndërkohë që po përforcojmë dita ditës mbrojtjen tonë në sektorin publik, jemi të shqetësuar se në sektorin privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm dhe këtu ne përsëri mund të ndërtojmë mekanizmat për mbrojtje“, u shpreh Rama.