Kryeministri Edi Rama u ka dhënë urdhër kryebashkiakëve në vend që të shkarkojnë nënkryetarët e tyre. Gjatë fjalës së tij në takimin e sotshëm, Rama ka deklaruar se nënkryetarët duhet që të ndryshojnë komplet. Në fund Rama ka theksuar se për nënkryetarët, duhet një rifreskim.
“Meqë ra fjala dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur, se ju qeshni qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. S’ të lë unë të ikësh ty… Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah,” tha Rama.