Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore gjatë mesditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me një shpejtësi mesatare që varion nga 2 deri në 7 metra për sekondë. Në zonat bregdetare jugperëndimore dhe ato luginore pritet forcim i lehtë i erës me shpejtësi deri në 10 m/s.
Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët në nivelin 1-2 ballë.