National Geographic promovon Rivierën Shqiptare si një destinacion ideal për udhëtime me makinë, duke e përshkruar si një perlë bregdetare që ofron shumë më tepër sesa vetëm plazhe tropikale.

Në një artikull të gjatë, National Geographic sugjeron Shqipërinë për pushime të paharrueshme, ndërsa përmend tre site arkeologjike me rëndësi: Orikumin, Finiqin dhe Butrintin, të cilat dëshmojnë për pasurinë historike të zonës:

Nisni një rrugëtim përgjatë një prej bregdetit më të bukur të Shqipërisë, nga qyteti i Vlorës në veri deri në fshatin Ksamil në jug, në zemër të Rivierës Shqiptare, që shpesh quhet “Maldivet e Evropës”. Ky rajon ofron një kombinim magjik plazhesh me rërë të bardhë dhe ujërash të kaltër shndritës, fshatra tradicionale mes ullishteve shekullore, dhe vende arkeologjike që përmbajnë histori të lashtë dhe kujtime nga periudha komuniste.

Dita 1: Historia dhe vende të fshehura në kodër

Në mëngjes vizitoni Vlorën, vendlindjen e Shqipërisë moderne, me monumentin e Pavarësisë në Sheshin e Flamurit dhe Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Bulevardin Ismail Qemali. Më pas drejtohuni drejt fshatit Radhimë për një drekë me peshk të freskët, zgjidhni nga peshqit që shitet në tregun aty pranë dhe shijojemi me pamje nga porti i vogël.

Pasdite bëni një ecje në Parkun Kombëtar Llogarasë përmes shtegut që ndjek rrugën që sipas legjendës ka ndjekur Jul Cezari. Më pas vizitoni Kalanë e Porto Palermos, një fortesë osmane e shekullit të 19-të.

Në mbrëmje, bëni shëtitje në fshatin bregdetar të Qeparosë dhe konsumoni një darkë tradicionale në fshat, me gatime lokale dhe raki. Është një ambient i ngrohtë mes verandave me rrush.

Dita 2: Deti dhe burimet natyrore

Niseni ditën me mëngjes tradicional me petulla dhe kafe turke dhe më pas eksploroni fshatin Qeparo, duke ecur nëpër rrugicat e ngushta dhe duke admiruar pamjet panoramike. Pastaj nisuni drejt plazhit të Bunecit për not ose kajak.

Konsumoni drekën në tavernat tradicionale dhe më pas eksploroni Syrin e Kaltër, një burim natyror me ujë të kristaltë, një nga mrekullitë natyrore të Shqipërisë.

Kaloni mbrëmjen pranë Liqenit të Butrintit me një tur në varkë për të mësuar se si janë mbledhur molusqet aty për shekuj me radhë, e më pas shijoni pije dhe ushqim lokal pranë Ksamilit.

Tre vende arkeologjike për tu vizituar

Orikumi: Një port antik dhe vend tregtar me rrënoja nga periudha helenistike, romake dhe bizantine.

Finiqi: Një qytet i lashtë grek në një kodër me teatro helenistik dhe bunkera komunistë nëntokësorë.

Butrinti: Një sit i UNESCO-s me më shumë se 2500 vite histori, me ndërtesa greke, romake, bizantine dhe veneciane, ujësjellës romak dhe një forum të lashtë.