Nga Ylli Pata/
Ardit Bido, është deputeti i tretë me më shumë vota prefernciale i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit, e bazoi fushatën e tij zgjedhore, kryesisht me përqëndrimin e çështjes nacionale.
Përkatësisht, Bido ishte një kandidat qartësisht kundër rastit apo kauzës “Beleri”, me të cilën Partia Demokratike e Sali Berishës, apo opozita aktuale e koalicionit të saj, u “armatos” që me zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Beteja politike e Bidos ishte një zgjidhje e qartë politike për të çmontuar kauzën e “Himarës” greke, madje arriti edhe më tej duke e shtrirë narracionin “patriotik” edhe më tej.
Në fund, kjo rezultoi e suksesshëm për Bidon, i cili tashmë nuk është vetëm një personazh politik me të cilin PS e Edi Ramës bëri aleancë politike zgjedhore, por sipas gjasave, do të jetë një nga politikanët e rëndësishëm të mazhorancës.
PS e Edi Ramës, që nga viti 2009, kur çoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e detit të firmosur nga qeveria e Sali Berishës me qeverinë greke, ka vulosur në substraktin politik të saj, kauzën e qartë përplasëse me narracionin nacionalist të Athinës.
Kauzë, që Edi Rama, në mënyrë të qartë e ka dizenjuar politikisht në qeverisjen e Shqipërisë që nga viti 2013. Antagonistja më i rëndësishëm politik i Ramës ka qenë politika e qeverisë greke, me të cilën jo thjeshte është përplasur dhe ka bërë betejë, por Athina është angazhuar edhe politikisht për ta rrëzuar mazhorancën e PS-së.
Kjo që nga viti 2015, kur Athina tentoi të çajë mazhorancën qeverisëse në Shqipëri, duke dekoruar Ilir Metën, atëherë kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, e deri më sot, kur përplasja Tiranë-Athinë, është kthyer në një nga kauzat e politikës së brendshme.
PD-ja, një pjesë të elektoratit të saj jo vetëm në jug, e ka pasur të angazhimit “nacionalist”, si një pjesë të narracionit të saj ndër vite. i cili pas vitit 1997, u bë si një pamflet për të veshur edhe rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti në vitin e mbrapshtë.
Marrëveshjet me qeverinë greke pas vitit 2005, që nga varrezat e ushtarëve grekë deri pakti detar në 2009-n, e rrëzuar rëndë këtë fabul të ashtuquajtur patriotike. Me rrëzimin nga pushteti në vitin 2013, pas aleancës së rëndësishme të qeverisë së Edi Ramës me Erdoganin, qasje pro-greke e Berishës u bë gjithnjë e më shumë më e fortë.
Për të mbërritur në vitin 2023, kur u vendos si kandidat i përbashkët i PD-LSI, Fredi Beleri në bashkinë Himarë. Rast që përveç betejës së ngushtë në bashkinë e bregut, ka marrë prej dy vjetësh një qasje nacionale në betejën politike. Madje duke kaluar edhe kufijtë e një relacioni Tiranë-Athinë, sa u transpaltua edhe në relacionet me Bashkimin Europian. Ku Tirana, arriti të sigurojë një fitore politike të rëndësishme.
Betejë kjo, që ka pasur dhe ka “racionin” e saj elektoral në çdo përballje, po veçanërisht në zgjedhjet e 11 majit.
Po sa ka qenë realisht në territor kjo pjesë e rëndësishme politike në favor të PS-së. Në krahun tjetër, pra tek PD, duket qartë se pozicionimi në krah të Athinës zyrtare, veçanërisht agjendave të qarqeve nacionaliste greke, duket e ka penalizuar jo pak. Duke i hequr edhe atë pjesë të elektoratit të saj që e ka pasur kryesisht në pjesën e jugut.
Kështu, në fshatrat e bashkisë Himarë, PD ka pasur një fete të rëndësishme të votave në “racionin” nacionanalist të kësaj vote, kryesisht në Borsh, Pilur apo edhe në fshatrat e Lumit të Vlorës. Ndërkohë, që elektorati i komunitetit çam, në qarkun Vlorë, duket qartë se ka votuar kundër PD-së, përkatësisht për PS-në. Ky elektorat ka qenë tradicionalisht i djathtë dhe më i predispozuar të votojë PD-në në historikun elektoral të vendit.
Përveç qarkut Vlorë, kjo pjesë e elektoratit është e përhapur edhe në qarkun Fier, qarkun Durrës, e sidomos në Tiranë, ku në disa zona dhe bashki të tij, ka përqendrimin më të madh.
Kjo shikohej në rezultatet e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, e cila e ka humbur mbështetjen falë aleancës me çështjen Beleri. Ndërkaq, aleanca e PS-së me këtë supstrakt patriotik, ku Ardit Bido ishte përfaqësuesi më i spikatur, pati një benefit të qartë.
Së paku një mandat në Vlorë, një në Fier, një në Tiranë dhe gjysmë në Elbasan e Durrës, ka ardhur siç shikohet vetëm nga kjo pjesë e elektoratit. i cili së paku në sjelljen elektorale në zgjedhjet e zhvilluara në vite ka qenë më i afërti me Partinë Demokratike.