Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi kalimin te Bashkia Krujë të 150 njësive individuale të banimit, që do t’i shpërndahen familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntor 2019, në kuadër të procesit të “Rindërtimit”.

VKM:

V E N D I M PËR KALIMIN TE BASHKIA KRUJË TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 20, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin te Bashkia Krujë të 150 (njëqind e pesëdhjetë) njësive individuale të banimit, përkatësisht, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI