Qeveria ka shpallur Dëshmor të Atdheut, kapitenin 51-vjeçar Arben Anamalin, që sakrifoi jetën duke shpëtuar dy turistë izraelitë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka njoftuar se Anamali do të nderohet me mirënjohjen më të lartë të Republikës.
Postimi i Plotë:
PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës I paharruar, Kapiten Arbeni.
51-vjeçari ishte kapiteni i njërës prej anijeve që Bashkia e Shkodrës u ka vënë në dispozicion turistëve për udhëtime në liqen. Ai dha jetën e tij për të shpëtuar turistët të cilët falë tij janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kapiteni Anamali ishte babai i dy fëmijëve vinte nga një familje shkodrane. 51-vjeçari kishte ndjekur gjurmët e të atit, i cili gjithashtu ishte mjeshtër i motorave të barkave dhe skafeve.