Skena politike shqiptare sërish na ofron një moment që sfidon kujtesën familjare. Në një intervistë të arkivuar në “Zonë e Lirë”, Tiku rrëfen për jetën e tij, por kur vjen puna te familja – harron dikë shumë të afërt: vajzën e tezes, Kleana Xhuveli, e cila është rritur në shtëpinë e tij që në moshën 8 muajshe dhe është birësuar nga nëna e tij.

Në çdo kuptim praktik, Kleana ka qenë motra e tij. Por në intervistën me Arian Çanin, Tiku thotë troç: “Nuk kam motër.”

Një deklaratë që sot merr një tjetër ngjyrë, pikërisht në ditën kur Kleana Xhuveli merr mandatin si anëtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në vendin ku Sali Berisha dikur u tall për “baxhanakun që nuk e njihte”, Tiku shkon më tej: nuk njeh as vajzën e tezes që e ka rritur në një shtëpi me të.

Kujtese selektive, strategji personale apo thjesht një e vërtetë që nuk do të dalë?

Videoja flet vetë.