Policia e Vlorës ka intensifikuar kontrollet në të gjithë qarkun për parandalimin dhe evidentimin e ndotjes akustike, me fokus në subjektet që zhvillojnë aktivitete me muzikë të lartë, në kuadër të masave për ruajtjen e qetësisë publike.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në një beach bar në Dhërmi, policia konstatoi se niveli i muzikës tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj.
Si pasojë, administratori i lokalit, shtetasi E. P., u ndëshkua me një masë administrative prej 200,000 lekësh.