Dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra më 8 Korrik janë arrestuar nga policia. Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili u ndalua në Tropojë ndërsa Fatjon Bushgjoka në Tiranë, të cilët ishin shpallur në kërkim më herët. Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, që dyshohen si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.
Shkak i ngjarjes është droga. Gazetari Sokol Dema raporton se dy të arrestuarit dhe 23-vjeçari ishin marrë me drogë në Gjermani dhe ky i fundit dyshohet se i kishte mashtruar. Policia ka rënë në gjurmët e autorëve nëpërmjet automjeteve që ata kanë përdorur. Sipas informacioneve, automjetet janë gjurmuar nëpërmjet kamerave të sigurisë, ku edhe është zbuluar se janë marrë me qira në Rinas.
Nëpërmjet GPS-së së qiradhënësit, kanë bërë të mundur zbulimin e tyre. Të dy janë banues në Kamëz.
Njoftimi i plotë:
Në lidhje me një publikim në rrjetet sociale që ngre dyshime mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se:
Në muajin janar 2025, në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, Policia e Shtetit publikoi listën me kandidatët fitues në Kolegjin e Formimit Profesional Policor (kursi bazë i formimit për Patrullë të Përgjithshme). Fitues u shpallën 452 aplikantë, por për mungesë të kushteve të akomodimit, sipas rendit zbritës të pikëve, filluan trajnimin në Kolegjin e Formimit Profesional Policor në Akademinë e Sigurisë, 400 aplikantë fitues, ndërsa 52 aplikantët e tjerë fitues do të vijojnë trajnimin së bashku me fituesit që do të shpallen pas konkurrimit që do të bëhet për fillimin e kursit XXI, brenda vitit kalendarik 2025, menjëherë me hapjen e tij.
Sqarojmë se aplikantët fitues të cilët janë në pritje për të filluar Kolegjin e Policisë, do të nisin ndjekjen e studimeve për Patrullë të Përgjithshme, në momentin kur të krijohen kushtet për pritjen dhe organizimin e grupit të dytë, pas përfundimit të ciklit aktual të trajnimit.
Bëjmë me dije se programi që zhvillohet në Kolegjin e Formimit Profesional Policor është një vit akademik dhe ka elemente teorike dhe të trajnimit në terren. Asnjë kursant nuk mund të shkojë në trajnimin në terren, pa përfunduar programin teorik. Trajnimi në terren zhvillohet mbi bazën e një programi të detajuar dhe është zbatim në praktikë i moduleve teorike të marra në auditor.
Asnjë nga 52 kandidatët fitues në listë pritjeje, nuk ka ndjekur asnjë ditë trajnim dhe nuk është përfshirë në listën e kursantëve të kursit XX, të cilët më datë 21.07.2025, fillojnë zbatimin e programit të trajnimit në terren në drejtoritë vendore.
Çdo pretendim i hedhur në publik, se këta kandidatë po përfshihen në mënyrë të padrejtë në programin e trajnimit në terren në drejtoritë vendore në lista ose se do të nisin praktikën pa trajnim, është i pavërtetë, keqinformues dhe tendencioz.
Policia e Shtetit fton maturantët të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë si Institucion i Arsimit të Lartë i akredituar, akademi anëtare e rrjetit akademik të INTERPOL-it, akademi e akredituar në sistemit IADLEST-ShBA.
Akademia e Sigurisë ofron për të rinjtë, 2 mundësi zgjedhjeje në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi”, aplikimet për të cilin bëhen në e-Albania, në periudhën 29 korrik-03 gusht 2025, si dhe për Kolegjin e Formimit Profesional Policor (Patrullë të Përgjithshme), për të cilin së shpejti do të hapet procesi i konkurrimit.
I garantojmë të gjithë të interesuarit se procesi zhvillohet mbi bazën e meritokracisë, në mbikëqyrje të plotë ligjore nga Akademia e Sigurisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, misionet policore që mbështesin zhvillimin arsimor policor, si dhe në transparencë të plotë me konkurrentët, të cilët janë pjesë e grupeve të vëzhgimit gjatë të gjitha fazave të konkurrimit.