Nga Endri Kajsiu/

Botuesi i “Focus media grup”, Irfan Hysenbelliu ka thirrur “fitore” pas vendimit të gjykatës administrative e cila ka urdhëruar kthimin të sendeve personale, pajisjet e punës dhe dokumentat që kanë lidhje vetëm me punën gazetareske për punonjësit.

Vendimi është marrë në kuadër të një kërkese për sigurim padie nga kompanitë Focus Media News. Abuzimi me lajmin e “fitores” nga Irfan Hysenbelliu ishte abuzues dhe i qëllimshëm.

Nga ana tjetër, Gjykata hodhi poshtë kerkesën e Focus Media për masë sigurie, ashtu siç shihet qartë dhe pastër në vendim.

Gjykata caktoi zyrën e Përmbarimit Shtetëror që brenda 24 orëve të merrte masa për identifikimin dhe inventarizimin e sendeve personale të gazetarëve dhe kthimin e tyre, qoftë dokumenteve fizike apo elektronike në kompjuterat e punës apo ato që ndodhen në Rezervat e Shtetit.

Edhe disa dalje publike nga halli i gazatarëve, të cilët e quajtën “fitore” kthimin e sendeve personale, e hedh poshte shkresa e nisur dje në orët e para të mëngjesit, nga drejtori i pergjithshem i KAYO-s.

Të gjitha materialet e gazetarëve, thotë Veliu në shkresën e tij, janë dërguar te Rezervat e Shtetit dhe janë protokolluar, duke i bërë thirrje që të paraqitet për t’i tërhequr në cilësinë e administratorit.

_“Ju bëjmë me dije se, materialet e gjetura brenda ambienteve, pas inventarizimit u dërguan pranë Rezervave të Shtetit, me adresë Rruga Bajram Tusha, pranë ish Gjykatës së Apelit, Shkozet, Durrës. Ju lutem të paraqiteni pranë Rezervave të Shtetit, Ju personalisht si administrator dhe i vetmi person i autorizuar, për të marrë sa më parë sendet e gjetura dhe të inventarizuara në objekt. Duke’ Ju falenderuar për vëmendjen”_ , thuhet në letrën e Ardi Veliut drejtuar administratorit të “Focus Media News”.”

Sipas shpjegimeve të dhëna para gjykatës, kompania shtetërore e ngritur për prodhim armatimesh, “KAYO” ka pohuar se pajisjet e marra nga godina e përdorur nga “Focus Media Neës” i kishte transferuar në Rezervat e Shtetit dhe se “ato mund të tërhiqeshin në çdo moment nga pronari i tyre”.

Brenda 48 orëve, Zyra e Përmbarimit Shtetëror urdhërohet që kryejë edhe identifikimin dhe inventarizimin e pajisjeve në pronësi të Focus Media Neës dhe sipas rastit, lënien e tyre në ruajtje apo tërheqjen nga kërkuesit.

Gjykata nuk i ka dhënë aspak fitoren e pretenduar Irfan Hysenbelliut.

Me përfundimin e kontratës më datë 22 maj 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht shoqërisë kërkesën për lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2022, në përputhje me afatet kontraktuale. Pavarësisht këtij njoftimi, subjekti nuk ka kryer dorëzimin vullnetar të pronës, por ka vijuar ta mbajë atë në kundërshtim me ligjin, duke iniciuar procese gjyqësore dhe duke kërkuar masa të përkohshme sigurimi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimit.

Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë – dhe ka përfshirë gjithashtu katër vendime mbi masa sigurimi. Vendimi më i fundit, i datës 14 korrik 2025, i dhënë nga Gjykata e Apelit Administrativ me trup gjykues prej tre gjyqtarësh, ka konfirmuar detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambientit.

Në këtë vendim, gjykata ka theksuar se veprimtaria mediatike e shoqërisë nuk cenohet, pasi bëhet fjalë vetëm për ambiente pune që mund të sigurohen në hapësira të tjera, në pronësi ose me qira.

Drejtësia i ktheu shtetit shqiptar pronat e zaptuara prej vitesh nga një individ, i cili ka venë pasuri përmes evazionit, zaptimit, gjobëvenies dhe shume veprave te tjera penale, që me siguri do të ndiqen nga prokuroritë përkatëse.

Ajo çka e ben IIrfan Hysenbelliun një femomen është përdorimi i gazetarëve, i gjoja lirisë së mediave, një individ qe njihet për mos dhënien e pagave mujore për gazatarët dhe mospagesave të sigurimeve shoqërore.

A ka faj vete shteti në krijimin e këtyre individeve? Patjetër po, por më mirë vonë se kurrë vendosja e rendit dhe drejtesisë.