Një dëshmitar okular ka përshkruar momentet dramatike nga aksidenti i pasdites së të hënës në autostradën Egnatia në Greqi, kur një kamion u përplas me dy makina dhe për pasojë humbën jetën 3 shqiptarët Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi (Aliraj) ndërsa u plagos Magdalena Kacaj.
“Dëgjonim tre personat duke u lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Njerëzit po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar.”, tha dëshmitari, raporton Protothema.
Duke shpjeguar se çfarë ndodhi, ai tha gjithashtu se gomat filluan të shpërthenin.
Brenda një sekonde të shkurtër, makina mori flakë. Filloi të bënte shumë shpërthime. Zjarri vinte nga kamioni shumë fort. Ishte i shpejtë dhe i fortë.”, shtoi ai.
Shqiptarët që jetonin në Athinë po ktheheshin nga një dasmë në Xanthi. Kamioni goditi kamionin që drejtohej nga 59-vjeçari dhe më pas makinën tjetër, ku ndodhej vajza e tij shtatzënë, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e tyre, 4 dhe 6-vjeç.