Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Në pranga është vënë shtetasi N. K., 78 vjeç, i cili sipas autoriteteve policore dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dy shtetase.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 78 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dy shtetase.

Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.