Edhe këtë të premte ka dështuar sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Pas Gërvallës dhe Haxhiut, Lëvizja Vetvendosje ka propozuar për kryetar të Kuvendit Hekuran Muratin, një kandidaturë e cila nuk ka marrë korumin e nevojshëm për t’i dhënë fund ngërçit që vijon prej muajsh në institucionin legjislativ të Prishtinës.
Murati ka marrë vetëm 57 vota, 51 kanë qenë kundër kandidimit të tij dhe 6 kanë abstenuar.
Seanca u ndërpre pas kësaj. Kryesuesi tha se seanca vazhdon në orën 24 gusht në orën 11:00.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK-ja nuk votoi për Hekuran Muratin, pasi, sipas tij, ky subjekt politik e ka bërë të qartë se nuk voton ministrat e qeverisë së kaluar.
Krasniqi tha se Vetëvendosje propozoi emrin e Hekuran Muratit për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se e ka ditur që ai nuk do t’i merrte votat e nevojshme për këtë pozitë.
Ai shtoi se “LVV nuk po dëshiron të konstituojë Kuvendin” dhe të zvarrisë formimin e institucioneve të reja.