Zëvendës kryeministrja Balluku, njëherësh dhe ministre e infrastrukturës po inspekton punimet në ndërtimin e hekurudhës.

Puna për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës vijon me ritëm të avancuar për të pasur një projekt të përfunduar me kushte bashkëkohore. Risia e saj do të jetë se do krijoj lidhjen e aeroportit me Stacionin e Trenit.

Projekti në Stacionin e Trenit në kryeqytet parashikon një ndërtesë qendrore me peronët nëntokë, katin zero që do të jetë komerciale dhe kati i dytë dhe i tretë ku do të zhvendosen zyrat e Hekurudhës Shqiptare.

Në aeroport do të jetë një nyje e rëndësishme hekurudhore për të gjithë udhëtarët, ndërsa stacioni i Epokës do të jetë në qytetin e Durrësit.