Dashi
Drita jeshile do ndizet gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do jetë akoma më harmonike se më parë. Do ia kaloni mjaft mirë dhe emocionet do jenë të shumëfishta. Beqarët do jenë të vendosur ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe do fillojnë një histori të bukur dashurie me të. Për financat mos u shqetësoni sepse do jenë të mira.
Demi
Do e shfrytëzoni pa fund çdo moment kur të jeni pranë atij që dashuroni dhe emocionet do jenë shumë të fuqishme. Hera herës do iu duhet sikur jeni në një ëndërr. Beqarët do njihen me persona nga më të ndryshmit, por ata që do kenë një sjelle të ëmbël do iu pëlqejnë më shumë. Situata financiare do konsolidohet. Do bëni një riorganizim të të ardhurave.
Binjakët
Ditë goxha e turbullt dhe problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do kuptoheni aspak me atë që keni në krah dhe gjërat nuk do shkojnë si duhet. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, për dashurinë e madhe duhet ende të presin. Për sa iu përket të ardhurave, do dini si t’i menaxhoni që të mos keni vështirësi.
Gaforrja
Duke parë pozicionin aspak të favorshëm të Marsit, duhet thënë se jeta juaj në çift do kalojë një fazë të vështirë sot. Lodhja në punë do bëjë të veten dhe nuk do duroni dot kritikat e shumta të partnerit. Kjo do sjellë edhe debate. Beqarët duhet të tregohen të matur dhe jo t’i bëjnë gjërat me sy mbyllur. Financat do i keni në vëmendje dhe nuk do hidhni hapa të nxituara.
Luani
Do bashkëpunoni dhe do flisni për gjithçka sot me atë që keni në krah. Kjo do iu afrojë më tepër me njëri-tjetrin dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Beqarët do kenë takime pa fund, por do hezitojnë të hedhin hapa më tej. Merrni gjithë kohën e nevojshme për të mësuar kush është i duhuri. Të ardhurat fatmirësisht do vijnë duke u përmirësuar dalëngadalë.
Virgjëresha
Askush dhe asgjë nuk do iu pengojë sot të bëni ato që ndjeni në jetën tuaj në çift. Partneri do iu gjendet pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Beqarët nuk duhet të ëndërrojnë më shumë sesa duhet, por duhet të qëndrojnë sa më gjatë me këmbë në tokë. Në këtë mënyrë nuk do lëndohen. Në planin financiar do jeni luftarake dhe do ia dilni ta përmirësoni situatën.
Peshorja
Dita e sotme do jetë shumë e qetë dhe e bukur për ata që janë në një lidhje, megjithatë emocionet nuk do kenë atë intensitet që ata prisnin. Nëse jeni beqarë, edhe sot ka mundësi të vazhdoni të mbeteni më të njëjtin status. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme. Shmangni marrjen e huave dhe mundohuni që duke ulur shpenzimet t’ia dilni.
Akrepi
Të dashuruarit do kenë një ditë shumë normale dhe hera herës gjithçka do duket rutinë. Në fakt duhen bërë disa ndryshime para se situata të marrë tatëpjetën. Beqarët do e kenë të pamundur sot t’i bëjnë ballë tundimit ndaj disa personave dhe do hidhen pa u menduar shumë në krahët e tyre. Në planin financiar nuk priten aspak vështirësi.
Shigjetari
Urani do jetë planeti që do influencojë gjatë gjithë ditës jetën sentimentale të çifteve. Ai do i bëjë ata më të hapur edhe ndaj eksperiencave të reja. Beqarët është e kotë që të mundohen shumë sepse nuk do arrijnë dot të krijojnë një lidhje. Të ardhurat duhen pasur më shumë se kurrë në vëmendje. Po shpenzuat me maturi nuk do kini vështirësi aspak.