Çmimi i shalqirit në Divjakë ka zbritur në 6 lekë për kilogram, një goditje kjo për bujqit vendas. Çmimi është publikuar nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se me këtë vlerë nuk mbulohet as pagesa e punëtorit për ta vjelë.
Përmes një postimi në Facebook, Braçe i bën apel jo vetëm qytetarëve, por edhe bizneseve që të blejnë shalqi tek bujqit vendas. “Duhen shpëtuar bujqit, që ata të prodhojnë vitin tjetër e ne të ushqeheni”, shkruan Braçe, ndërsa thekson se pa bujq nuk ka ushqim të mirë.
Madje ndërsa ka mbetur edhe një muaj verë, Braçe u sugjeron hoteleve, restoranteve e beach bareve që të përfshijnë shalqirin sa më shumë në menu. “Jepeni edhe jashtë faturës së mëngjesit, drekë e darkë, se nuk u kushton gjë”, shkruan Braçe.
“Shalqini është fruti i gushtit! I shëndetit, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta, ndihmon në gjithçka! Shalqini është në krizë të thellë, çmimi sot në Divjakë 6 lekë për kilogramë! (as kostoja e punëtorit për ta vjelë nuk del me kaq lekë). Ka marrë mund, sakrifica dhe para-shpenzime, kosto, të prodhohej. A mund tu bej një lutje të gjithëve? Blini shalqi tani, jo thjesht se është i shëndetshëm, fruti më i shëndetshëm i gushtit, por edhe për të ndihmuar, shpëtuar bujqit!