Situata mbetet kritikenë Delvinë ku qyteti është rrethuar nga zjarret. Nga ana tjetër bëhet e ditur nisja e evakuuimit të banorëve nga zona. Në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu.

Ministria e Mbrojtjes njofton se, shumica e forcave të bashkive Sarandë, Gjirokastër, Konispol dhe Finiq, së bashku me Brigadën e Mbështetjes së Emergjencave Civile të Forcave të Armatosura, janë dislokuar në terren për të luftuar vatrat e rrezikshme të zjarrit dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve.

Në bashkëpunim me policinë e shtetit, trupat e emergjencës kanë vendosur një perimeter të përkohshëm sigurie dhe po largojnë banorët nga zonat më të rrezikuara.

Autoritetet po vazhdojnë monitorimin e situatës dhe ftojnë qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile.