Pas zjarrit masiv që preku Delvinën, Bashkia ka filluar punën në terren për evidentimin e çdo dëmi pranë familjeve dhe banorëve të prekur.
Grupet e bashkisë po zhvillojnë verifikime shtëpi më shtëpi dhe në çdo zonë të dëmtuar, shkruan A2.
Qëllimi është mbështetja e banorëve deri në rikthimin e plotë të normalitetit.