Rina Zaiti ka postuar një video në TikTok, ku shfaqet duke bërë një përshkrim të gjatë mbi tiparet që kërkon tek një partner ideal.

“Do të rri single derisa të gjej një burrë që nuk ndikohet nga shokët e tij, apo nga rrjetet sociale.

Është gazmor dhe i pëlqen të më dëgjojë të flas 24/7. E bën familjen time, familjen e tij. Pak xheloz, më respekton dhe gjithmonë është i sinqertë me mua.”

Me këtë koment, ajo tregon se është single, e se raporti i saj me Ledri Vulën ka marrë fund.

Ndjekësit nuk vonuan ta interpretonin këtë si një “kunjë” të drejtpërdrejtë ndaj ish-partnerit të saj.

Komentet shpërthyen me humor, ku njëri prej tyre shkruante: “Dmth kokan qel zyrtarisht aplikimet”, ndërsa një tjetër theksonte: “Rina woke up and chose violence.”

Vetë Rina i mori me sportivitet reagimet, duke kthyer përgjigje plot humor dhe duke lënë të kuptohet se nuk i shmanget aspak aludimeve.

Kjo lëvizje e saj vjen në një moment kur Ledri është përfolur gjerësisht për jetën e tij private pas ndarjes, duke i dhënë edhe më shumë peshë spekulimeve se postimi i Rinës mund të jetë një mesazh i koduar për reperin.

Kujtojmë se Ledri Vula përflitet për një romancë me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj, fotot janë shfaqur të të dyve, por ende asnjëri nuk ka konfirmuar asgjë.