Është mbyllur sapo takimi dypalësh mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke shënuar përfundimin e pjesës së parë të samitit.
Në vijim pritet të zhvillohet një drekë zyrtare me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve.
Takimi mes dy liderëve ka zgjatur mbi dy orë e gjysmë, duke e tejkaluar në kohë edhe atë të zhvilluar në Helsinki në vitin 2018. Sipas agjencisë Bloomberg, ky është takimi më i gjatë i zhvilluar ndonjëherë mes Trump dhe Putin, një fakt që tregon për intensitetin dhe rëndësinë e diskutimeve që janë zhvilluar.