Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se si fillim ço komunitet do të ketë më shumë hapësira të lira dhe më pas edhe më shumë gjelbërim.
Postimi i Ramës:
Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE🇦🇱🖐️🇪🇺
Ecim👊
Kujtojmë që prej më shumë se 1 muaji në të gjithë territorin ka nisur nëj aksion për çlirimin e hapësirave publike si brenda zonave të banuara ashtu edhe në akset kombëtare.
Afati për lirimin vullnetar ishte deri në 31 korrik. Prej kalimit të këtij afati IKMT ka nisur prishjen e objekteve që kanë bllokuar hapësirat publike.