Nga duartrokitja prej ekzaltimit për takimin me Putin e deri të fytyra e zhgënjyer e kreut të Shtëpisë së Bardhë për shkak të dështimit për një marrëveshje. Ekspertët kanë analizuar gjuhën e trupit të Donald Trump e Vladimir Putin në samitin e Alaskës, me liderin e Kremlinit që sipas tyre dominoi.
***
Përkëdhelje duarsh, përhapje fjalësh dhe shenja treguese pakënaqësie, kishte shumë gjëra të dukshme në gjuhën e trupit të Donald Trump dhe Vladimir Putin për të treguar se kush kishte epërsi në negociatat e tyre për Ukrainën.
Ekspertët tregojnë se përgjithësisht dominancë tregoi kreu i Kremlinit, krahasuar me presidentin amerikan i cili jo rrallë tregoi se e shikon Putinin si një lider më të fortë.
Para së gjithash, shohim Donald Trumpin duke zbritur shkallët e Air Force One. Ai është i kujdesshëm, i ngadaltë, shikon poshtë dhe mban parmakun.
Shumë interesante të shohësh këtë kontrast midis tij dhe Vladimir Putinit. Ai zbret shkallët shumë shpejt. Ka shumë më tepër energji.
Kur erdhi koha që udhëheqësit të përshëndeteshin me njëri-tjetrin, Putini kishte “një buzëqeshje të sinqertë” në fytyrë.
Ai duket vërtet i lumtur që sheh Donald Trumpin, dhe ne e shohim duke ardhur nëpër asfalt duke e parë drejtpërdrejt homologun e tij. Trump e duartroket për t’i thënë se dëshiron që homologu i tij të ndihet i mirë se ardhur. Putin ia zgjat krahun Trumpit, me këtë të fundit që e ka dorën më afër trupit.
Pra, me këtë shohim që Trumpi e tërheq Vladimir Putinin në hapësirën e tij personale. Dhe ajo që shohim në të vërtetë është se Vladimir Putini është mjaft i lumtur ta lejojë ta bëjë këtë.
Trump duket në mënyrë të ngjashme shumë i kënaqur që sheh Putinin dhe anohet drejt udhëheqësit rus gjatë shtrëngimit të duarve të tyre, një tjetër shenjë e një lidhjeje të ngushtë.
Jo vetëm kaq por e shohim Trumpin duke i përkëdhelur dorën Vladimir Putinit. Përsëri, një gjest shumë, shumë simbolik i familjaritetit.
Natyra e përgjithshme e shtrëngimit të duarve u përshkrua nga ekspertët e gjuhës së trupit si një “vlerësim i ndërsjellë”.
Pavarësisht përpjekjeve të përsëritura dhe të fshehura hollë për t’u dukur më të fuqishmit, të dy udhëheqësit kishin “buzëqeshje të sinqerta” për njëri-tjetrin.
Ndërsa të dy udhëheqësit lëviznin nëpër bazën ushtarake, Trump u përpoq t’i vendoste dorën pas shpine Putinit. Tradicionalisht, një shfaqje kalorësie, në këtë kontekst, ishte një tjetër lojë pushteti.
Në kontrast, tension u pa kur të dy ishin përballë shtypit. Putin tregoi me gisht veshin e tij, duke lënë të kuptohet se nuk mund ta dëgjonte pyetjen e një gazetari se kur Rusia do të ndalonte së vrari civilë në Ukrainë. Më shumë sesa si një ‘Nuk dëgjoj” ishte “Nuk i përgjigjem kësaj’.
Vetëm pak minuta para takimit, Trump qëndron duke pritur, ndërsa Putin buzëqesh. Një shenjë se ndihet rehat dhe mezi pret ngjarjen.
Është buzëqeshja e tij natyrale, e vogël dhe pak e ulur në cepa. Supet e tij janë më prapa se zakonisht, qëndrimi i tij është jashtëzakonisht i drejtë. E gjithë kjo sugjeron vetëbesim.
Pasi dyshja u ulën para kamerave, ishte Putini ai që u shfaq më dominues, gjë që e arriti nëpërmjet një “zgjerimi më të madh” të këmbëve sesa homologu i tij amerikan.
Një tjetër ekspert tha se presidenti amerikan e përshëndeti Putinin “si një prezantues show” që ka siguruar një mysafir të nivelit maksimal.
Pas përzemërsisë së tepruar të ritualit të tij të përshëndetjes, shprehja e zymtë e Trump dhe prekja e majave të gishtave papritmas i dhanë atij një pamje më të ashpër dhe më pak optimiste.
Ndërsa më vonë, gjatë konferencës për shtyp, pasi dyshja dështoi të negocionte një armëpushim, Trump i ofroi Putinit një buzëqeshje “të rreme, si një shkreptimë”, duke dëshmuar zhgënjimin e tij.
Ai u përpoq të pohonte atë që psikologët e quajnë “dominim vizual” duke shmangur shikimin e Putinit.