Nga Evi Kokalari

Në Janar-Shkurt të 2023 thashë që do filloja lëvizjen konservatore në Shqipëri, që shumë e keqkuptuan me dashje apo jo, se do ishte parti më vete.

Në fakt, jo pak njerëz u trazuan nga ajo deklaratë. Berisha i pari, që më në fund i dha dy minuta vëmëndje pseudo-konservatorëve brënda PDsë, që i servilosen gjithë kohën, duke ju dhënë dritën jeshile për ‘konferencën’ e tyre, e cila u bë pikërisht ndërkohë që Berisha vet nënshkruante marrëveshjen për koalicionin me socialistin më të rreptë Ilir Metën. Ai gjithashtu më në fund j’u pranoi programin ‘konservator’ që deri në atë kohë ju kishte thënë të zhdukeshin nga sytë këmbët, dhe pse mua më kishte gënjyer në sy dhe më thoshte nuk ishte i sigurt pse e kishin anashkaluar në Kuvend.

As dy muaj më vonë, del lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’, komplet e mbështetur nga Ilir Meta, Albana Vokshi, Irfan Hysenbelliu, kushëriri i Metës dhe i përkëdheluri i Irfanit, Ervin Saljani (ndajnë Norën) dhe disa gazetarë të News 24 që ishin themelues të lëvizjes në letrat e gjykatës.

Nga ana tjetër, ishte grupi ‘anti-sorosist’ dhe ‘anti-vaksinë’ që më kërkonin llogari se si do zgjidhej kryetari i partisë time (ndërkohë sërisht nuk kisha konfirmuar kurrë një hapje partie të re), se nëse nuk bëhej siç duhej, atëherë do ishte thjeshtë partia e Evi Kokalarit. (Ky tipi që është dhe i njohur mes jush realisht më bëri të qesh).

Fut në skenë dhe një lëvizje të katërt, ku ky tipi më lart, që ishte i shqetësuar se do identifikohej si partia ime, ishte një nga themeluesit kryesor të saj. Kjo lëvizje përbëhej nga individë që në atë kohë më ishin servilosur si nga foltoret por mbi të gjitha nga fushata e 2020 të Trumpit.

Këta ndërkohë që unë komunikoja me ta në konfidencë, harruan të më thonë që një ditë përpara konferencës time në Tiranë, në Qershor të 2023, kishin konfirmuar publikisht lëvizjen e tyre ‘konservatore’, por i shpëtoj të ma thonin ndërkohë që unë ju flisja në detaje për organizimin në Tiranë.
Këtu më ra në sy ‘pastori’ Pano që ju bashkua kësaj lëvizje ndërkohë që Meta dhe Berisha, i kishin futur djalin pa asnjë meritë në Këshillin Bashkiak. – Kuptoni sa thellë ndjehet hipokrizia mes këtyre individëve që pretendojnë të luftojnë për një Shqipëri pa korrupsion dhe pa majtistët e Sorosit?

Ajo që ndodhi në atë kohë, ishte se shumë nga këta kishin budallëkun të krahasoheshin me kredibilitetin tim dhe menduan sa të dal unë vetëm me një lëvizje, këta mund të merrni një pjesë të mbështetjes së atyre që Berisha, PD, PS dhe Rama ju kishte ardhur në majë të hundës.

Duke nuhatur budallëkun e shumicës, mendova të largohesha sepse realisht nuk ishte momenti i duhur për tu futur në lojë, dhe të gjithë këta ‘aktivistë’ të shoqërisë civile ishin aty për të zbehur çfarë po bëja unë. Dhe koha vërtetoi që kisha të drejtë.

Largimi im, i dha fushë të plotë për vetë-ekspozim të gjithë këtyre elementëve duke futur dhe ata të Bashës, ata që ju ndanë dhe Bashës dhe Berishës, dhe mbi të gjitha këtyre veglave që po therrin njëri-tjetrin këto ditë për një karrike që fituan në parlament.

Njëri nga këto grupime, më vonë, pa pikë turpi dhe duke e promovuar veten si ‘super të zgjuar’, futen në listën e deputetëve nëpërmjet një koalicioni idot që Berisha bëri me njerëz dhe grupime që s’kishin asnjë vlerë. Mbasi nënshkruan marrëveshjen, njëri nga kryetarët del dhe vë një nga personazhet më hipokritë mes jush. Kjo ishte një lojë tinzare kundrejt Berishës, dhe ndërkohë që ata ndiheshin fitimtarë, i vetmi mendim që kisha ishte, imagjino kur ja bëjnë Berishës, çfarë do ti bëjnë popullit nëse kanë sado pak pushtet.

Hipokrizia dhe tinzanërizmi janë pjesë e karakterit, dhe pak rëndësi ka kujt ja bën. Kjo nuk ishte fitore por një ekspozim total i karakterit të këtij grupi. Njësoj pamë dhe fytyrën e vërtet të Lapajt në fakt, që kisha kohë që ju thoja që ishte mashtrues.

Pra kjo ishte llogjika pse dola nga loja në atë kohë. Nuk mund të konsumohesha nën dritëhijen e këtyre apo personazheve të tjera që vendosën të dalin veç në atë kohë.

Në fakt, pamë qartë sa ju vlente lëkura të gjithëve, fut këtu dhe Berishën vet qe as Chris LaCivita nuk i bëri derman!

Sot, këta po më vinë rrotull për t’u bashkuar me mua duke dhënë mënd se si merret PD-ja dhe si rrëzohet Rama.

Unë nuk di si t’ja u shpjegoj që në rradhë të parë, kam një neveri të pashpjegueshme ndaj njerëzve hipokritë, me shumë fytyra, servilë dhe pa karakter. Kjo është arsye që kam tre vjet që eci vetëm, luftën dhe betejat i bëj vetëm dhe nuk dua të ndyhem me reputacionet tuaja.

Për më tepër, më kujtohet heshtja juaj kur unë sulmohesha vulgarisht dhe në mënyrë të pamëshirshme, sepse thellë-thellë për ju isha konkurrencë e fortë, dhe për sa kohë s’po ju jepja platformë nga e imja, këto sulme ju favorizonin juve.

Nuk kam çfarë të fsheh, kam qënë libër i hapur gjithë kohën. Isha unë që thashë publikisht që takova Bashën për kafe, dhe pse jo. Nuk jam pishman as sot. Në fakt, kisha shumë pyetje për Bashën, sidomos për çfarë ndodhi në Shtator 2021, pse e dëboi Berishën pa mbledhur grupin parlamentar etj.

E dyta Basha kishte vulën, dhe të shikoje Gaz Bardhin si shkuth që është, të vraponte tek Berisha ndërkohë që çdo gjë që Bardhi kishte arritur, ishte fal Bashes, më neveriti përtej çdo imagjinate. Dhe së fundmi, kisha arritur në konkluzionin që vërtet Basha ishte i installuar nga Berisha në krye të PDsë, por Basha gjithashtu kishte 10 vjet nën kontroll total të Berishës që i rrinte mbi koke, kur opinioni publik nuk e dinte. E po kushdo që do ishte në vënd të Bashës do ti vinte në majë të hundës dhe do të mundohej ta hiqte qafe, pra thellë thellë dhe Basha kishte një fije të drejte.

Ama Berisha, në pabesi totale ndaj çdo demokrati, luante me dy porta, mbas kuintave kontrollonte Bashën, dhe këtej ju sillej demokratëve që ankoheshin tek ai, sikur nuk kishte ç’të bënte. Mos shkoni më larg djegjeve të mandateve që ishte dora e Berishës, dhe të gjithë sulmonin Bashën dhe si budallenjë qaheshin tek Berisha.

A ka komedi më tragjike se kjo?

Pra dhe pse kam ngritur zërin në fushatën e Prillit 2021 që Basha nuk ishte aktiv dhe diçka nuk shkonte me çfarë po bënte, dhe pse e luftova në Qershor të 2021 kur ishin rizgjedhjet për kryetar të PD, dhe pse isha 100% me Berishën kur më në fund vendosi ti marrë partinë, mbas gjithçka që kisha parë, e gjeta të arsyeshme jo vetëm të ulesha me të (Bashën) për një bisedë të hapur, por mbi të gjitha të shikoja mundësinë e një bashkimi të bazës, sepse vetëm ashtu PDja kishte një shans për fitore.

Pra, nuk ishte se shkova nga Berisha tek Basha, siç ju interesonte narrativa që përhapi Rithemelimi, sepse në fund të fundit, nuk isha kurrë e Berishës dhe as e Bashës – por isha elektron i lirë.

Shumica, akoma s’e besojnë këtë fakt, as sot, sepse janë mësuar që gjithnjë një personazhë politik blehet nga një degë e caktuar e kupolës së korruptuar.

Sigurisht që kisha të drejtë, sepse midis ‘pseudo-patriotëve’ të Shqiperia Bëhet, që po hajnë kokat e tyre, dhe Agron Shehajt që morri votat PDsë thjeshtë për karriken e tij, PD-ja pati humbjen më të thellë të ekzistencës së vet.

Okay, një gjë e mirë ndodhi këtu – pamë sa i vlente lëkura të gjithëve.

Ajo që më bëri përshtypje nga rezultatet e zgjedhjeve, ishte që:

– 180,000 demokratë që kishin votuar në 2021, refuzuan të dalin në votime, një lëvizje brilante nga ato që të bëjnë të fitosh në lojrat më komplekse të shahut.

– 120,000 të tjerë nuk kishin zgjidhje por ti jepni një shans Shehajt dhe mashtruesit të shoqërisë civile ‘Lapajt’!

Pra, këto janë 300,000 vota që kanë mprehtësinë për të kuptuar çfarë i bëri Berisha PDsë.

Gabimi i Berishës ishte se u hipnotizua nga mbështetja që sollën foltoret, pa kuptuar që nuk ishte ai arsyeja e atij popullariteti të ri, por ishte elementi populist dhe Trumpist që sillja unë, që nuk do përlyhej kurrë me korrupsionin dhe pislliqet që bëheshin në spektrumin politikë në Shqipëri.

Në fakt, Berisha nuk kishte kuptuar pse angazhimi me mua ishte aq aktivë në foltoren e parë, dhe harronte shumica që ishin ulur përballë nesh, ishin të djathtë dhe të persekutuar, dhe më njihnin tashmë jo vetëm nga familja, por për më tepër angazhimin tim me një figurë politike anti-globaliste si Trumpi. Në fakt, këto ishin arsyet pse Berisha po më shfrytëzonte dhe e lashë me vetëdije të plotë. Gafa e tij ishte kur mendoi që me ikjen time, do kishte akoma të njëtjin popullaritet. Dhe ju premtoj – as sot e kësaj dite nuk e kupton.

Pra, Sali Berisha nënvleresoi armën sekrete që e gjeti padashje (falendero strategun e Hasit), dhe e humbi nga menaxhimi i dobët pa asnjë klas apo sofistikim, që i bëri situatës po i njëjti person – strategut te Hasit.

Por 11 Maji, ballafaqoi të gjitha këto forca dhe dinamika që fshiheshin mbas luftës për ‘Shqipërinë Madheshtore’ dhe mashtrimeve të tjera për luftën kundër korrupsionit.

Politika është strategji dhe diplomaci.

Thjeshtë dëshira për të bërë diçka pozitive për vendin, nuk mjafton. Prandaj ishte vështirë t’ju kthejë përgjigje shumicës kur thonin ‘hajde hap partinë tënde’ dhe nuk kuptojnë pse nuk duhet të hapësh partinë tënde nëse e di që nuk është metoda fituese, por metoda përçarëse.

Fitore për mua nuk është një vënd në parlament, madje e kam thënë shumë herë, atë parlament e urrej sepse është institucioni më i turpshëm dhe pa dinjitet që ka pasur politika Shqiptare.

Atë parlament unë dua ta ç’bëj dhe ta riformoj totalisht, duke e zvogëluar në 70 deputet, ku parlamentarët kanë mandate të limituara dhe t’ja u heq forcën dhe pushtetit, dhe ti bëj ata të gjithë t’i përgjërohen sovranit për votën, e jo të bëjnë si cuba, që hynë në parlament pa asnjë votë dhe me lista të mbyllura, dhe ata që votohen, mbajnë popullin të varfër, pastaj ju japin dy lek për votën.

Kuptoni? Dhe kjo arrihet vetëm duke shkuar direkt mbas Berishës dhe Ramës.

Që të marrësh pushtetin nga klanet e mafias në Shqipëri, jo vetëm duhet një strategji e mirëfilltë, diplomaci e kulluar, artikulacion i mirë-informuar mbi çdo detaj të historisë së ndërtimit të kupolës mafioze, por dhe të mënyrës si shkatërrohet, por duhen këllqe, duhen njohje dhe relacione jo të ndërtuara në bazë të parasë, por të karakterit të personit që të kesh mbështetje.

Që unë ti hyja zgjedhjeve të fundit, e vetmja mënyrë që kisha një shans ishte të kisha në dispozicion $10 million. Ky nuk është një mbivlerësim, por ishte pikërisht çfarë duhej si në fushatën elektorale në të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjitha jehonës që duhej bërë përtej njohjeje politike që mund të ketë dikush në SHBA. Fakti mbetet që relacionet në Europë duhen ndërtuar njësoj si në SHBA, sepse pa EU s’ka shanse pastrimi.

Në këtë pikë, kjo strategji është më e kolljashme për t’u arritur tashmë që pamë të gjithë zgjuarsitë që u ngritën për një kockë/vënd në parlament, dhe e shitën të gjithë ‘patriotizmin’ e tyre shterpë ndaj Shqipërisë brënda disa muajëve. Në fakt këta duhet të kishin bojkotuar PDnë kur panë çfarë bëhet aty dhe si u vra meritokracia në sytë e të gjithëve, kështu do të ishin prapë humbës, por do kishin ruajtur dinjitetin e tyre.

Por sërisht, kjo luftë nuk fitohet me njerëz të vegjël dhe të karrigeve. Kjo luftë fitohet me largpamësit që qëllim kanë një Shqipëri të super riformua për ta lënë gati gjeneratave Shqiptare 50 vite larg nga sot.

Ama një gjë është e sigurt, ata 180,000 që protestuan hapur Berishën duke mos votuar, janë dhe pjesa më intelektuale e votuesit, sepse e kuptojnë mirë thelbin e fatkeqësisë që ka rënë në atë vënd, dhe pikërisht këta do jenë dhe baza ime.

Ju që më lëpiheni tashmë duke menduar se do merrni pak dritë nga pastërtia ime, dhe që më thoni, ‘dhe votuesit tuaj më duhen’, dhe ‘të gjithë duhen’ etj, di t’ju them, ata 900 veta që ju votuan juve, nëse duan vinë vet. Nëse jo mund të rrinë me ju.

Qëllimi im janë ai grup prej 300,000 që i iku Berishës, shto dhe shumë të tjerë të PDsë, që i kam njohur si Berishistë dhe militantë, dhe tashmë më shkruajnë privatisht, plus ata që votuan Ramën se ju duk e keqja më e vogël mes këtyre të dyve, dhe këta sjellin pa frikë fitoren, me apo pa logon e PD-së.

Shanset e mia për të mbledhur pjesën më patriotike, intelektuale dhe ‘shumicën e heshtur’ të votuesit shqiptar në këtë pikë janë shumë të larta. Ata më njohin mua tashmë, dhe unë njoh ata!! Të dy palët, flasim të njëjtën gjuhë!

Sigurisht që paraja mbetet një nga pika kryesore për çdo fushatë, dhe s’kam ndërmënd të funksionoj me lekët e korrupsionit të politikanëve si Berisha, Meta apo Rama. As me lekët e oligarkëve, apo të grupeve mafjoze siç ndodh në atë vënd. Jam duke e zgjidhur dhe këtë me forma të tjera shumë më të sinqerta, deri në pikë që mund të fus dhe lekët e mia për të financuar çfarë më duhet të bëj, ama – asnjë nga ju që bëni si patriot, si konservator, si anti-korrupsion dhe anti-sorosist, nuk mund të bëheni pjesë kyçe e çfarëdo që mund të bëj në të ardhmen. Nëse ju keni sinqeritetin që thoni lart e poshtë, do ti bashkoheni vetë pa m’u imponuar mua për bashkëpunime. Por kam një parandjenjë, shumica juaj thjeshtë duan një karrierë politike, dhe kjo më bën t’ju rri larg.

Gjithashtu, sa për kujtesë – jo vetëm kam qënë guri më i fortë i themelit të foltores që e ngriti Berishën nga varri (politikisht), por jam gjithashtu po ai gur që kur hiqet, fundos kështjellën me gjithë ‘legjendën’ brënda!

Dhe pikërisht kjo ka ndodhur që nga 21 Shtator 2021 – që j’u bashkova dhe ndërtuam foltoret -e deri 11 Maj, kur ‘rithemelimi’ i Berishës dha frymën e fundit në fushën e betejës.