Pika kufitare e Morinës po përjeton ditët më të ngarkuara të këtij sezoni turistik. Gushti ka nisur me një fluks të jashtëzakonshëm udhëtarësh, duke shënuar rekord krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, vetëm gjatë kësaj fundjave, nga e premtja deri te dielën paradite, kanë hyrë në Shqipëri 69,432 qytetarë nga Kosova.
Ndërsa gjatë muajit korrik, mbi 1 milion udhëtarë kanë kaluar në të dy anët e kufirit, me një mesatare ditore prej 20 deri në 30 mijë kalimesh.
Prej vitesh, Morina mbeten një nga arteriet kryesore të turizmit veror në rajon, duke dëshmuar edhe këtë sezon rolin e tyre, si porta më e madhe hyrëse për shqiptarët e Kosovës dhe vizitorët që duan të shijojnë bregdetin shqiptar.