Jo vetëm në fundjavë por edhe gjatë ditëve të javës në pikën e kalimit kufitar në Morin ka fluks automjetesh e qytetarësh.

Shqiptarët e Kosovës mbeten besnikë të bregdetit shqiptar. Destinacionet e preferuara mbeten Durrësi dhe Lezha.

Kujtojmë që nga protokolli i nënshkruar mes dy qeverive nuk ka kontrolle për qytetarët e dy vendeve për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator.

Përmes kësaj marrëveshje shmangen radhët e gjata dhe lehtësohen kushtet e udhëtimit të qytetarëve. Në 24 orëshin e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 15000 shtetas dhe kanë dalë rreth 20000 shtetas.