Lidhja e tyre zgjati vetëm një kohë të shkurtër, por në mediat sociale bëri bujë të madhe.

Megjithatë, tani, infliencerja turke Sezen Cicfoglu, duket se është penduar për të shkuarën me këngëtarin Butrint Imeri dhe kërkon ta “zhdukë” atë jo vetëm nga jeta e saj personale por dhe nga memoria kolektive e internetit.

Sezen Cicfoglu ka kontaktuar Voxnews.al duke kërkuar heqjen e materialeve me video apo foto ku më herët është pasqyruar në kategorinë tonë “Lifestyle” lajmet mbi lidhjen e saj me Butrintin.

Në një mesazh privat, ajo pretendon se materialet shkelin “copyright”, ndonëse vetëm në një fjali më sipër jep një arsye tjetër, duke thënë se nuk ia lejon familja.

Në këto mesazhe gjendeshin dhe kërcënime bazuar në ligjin e të drejtave të autorit. Pavarësisht se ato nuk janë të aplikueshme për rastin konkret.

Ne si media nuk do të tolerojmë tentativat për censurë përderisa historia që ne tregojmë është e vërtetë dhe përjashtimet e ligjit janë rrespektuar të gjitha si në raste të tilla.