Që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka pasur 11 takime mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe atyre të Bashkimit Sovjetik, e më pas të Rusisë.
Takimi i parë u zhvillua gjatë Konferencës së Potsdamit më 1945 mes Harry Truman dhe Josif Stalinit, ku u vendos rendi pasluftës.
Në vitet ’60, takimet Kennedy–Khrushchev, përfshirë Samitin e Vjenës në 1961, nuk shmangën Krizën Kubane, por hapën kanale direkte komunikimi.
Vitet ’70 shënuan përmirësim të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës, me dy takime kyçe: Nikson–Brezhnjev dhe Karter–Brezhnjev, ku u nënshkruan marrëveshjet “Salt 1” dhe “Salt 2” për kufizimin e armëve bërthamore.
Në vitet ’80, Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov zhvilluan katër samite, duke përfunduar me marrëveshjen historike të 1987-ës për eliminimin e raketave me rreze të mesme veprimi. Në vitin 1991, George H. W. Bush dhe Gorbaçov shpallën fundin e Luftës së Ftohtë.
Pas periudhës sovjetike, takimet ishin më të shkurtra dhe shpesh simbolike: Clinton–Jelcin për tranzicionin rus, Bush i dytë, Putin në 2001 për luftën kundër terrorizmit, Obama–Medvedev në 2009 për rigjallërimin e marrëdhënieve dhe disa takime Trump–Putin, më i diskutueshmi në Helsinki 2018.
Më 16 qershor 2021, Joe Biden dhe Vladimir Putin u takuan në Gjenevë për çështje të sigurisë kibernetike, të drejtave të njeriut, Ukrainës dhe kontrollit të armëve. Takimi u cilësua si konstruktiv, por nuk solli marrëveshje konkrete.
Pas pushtimit rus të Ukrainës në 2022, kontaktet direkte mes dy vendeve u ndërprenë.