Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë dhe rrethe, që vijon prej ditësh.

Teksa ndan në Facebook pamjet e subjekteve tregtare në kryeqytet, që kishin zaptuar hapësirat dhe çmontojnë hekura e xhama, ai lë edhe një shënim:

“Iku dhe treni… Vazhdojmë!”, duke nënkuptuar se aksioni nuk do mbyllet pa u hequr të gjitha.

Shumë nga komentuesit e mbështesin këtë aksion dhe disa të tjerë janë kundër. Bie në sy dikush prej tyre, që shprehet “hë mo të lumtë!”.

Prej gati 1 muaji në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuara.