Aktorja legjendare e Hollywood-it, Sharon Stone, ka bërë një rrëfim tronditës në një intervistë ekskluzive për The Guardian, ku ka zbuluar plagë të thella nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Stone, e cila u bë e famshme me filmin provokues Basic Instinct, tregoi se ajo, motrat dhe nëna e saj u abuzuan seksualisht nga gjyshi gjatë fëmijërisë. “Isha shumë e mirë, dhe kjo u kthye në problem,” tha ajo, duke folur edhe për marrëdhënien e ndërlikuar me nënën.
Aktorja, tani 67 vjeçe, kujtoi gjithashtu momentin kur përjetoi një aneurizëm në vitin 2001, duke rrezikuar jetën dhe duke mbetur për vite larg kamerave. Ajo nuk kurseu kritikat për industrinë e filmit, duke rrëfyer edhe një incident fizik me producentin e turpëruar Harvey Weinstein.
Sot, Sharon Stone jeton në Beverly Hills me tre djemtë e saj, merret me pikturë, aktivizëm dhe është gati për t’u rikthyer në ekran me filmin Nobody 2.