Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se punimet pritet të mbarojnë brenda vjeshtës, dhe muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm kulturor për vizitorët.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit, ku thesaret e historisë me mbi 2400 objekte arkeologjike do i rikthehen Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, e ku brenda vjeshtës, në pavione moderne e kushte bashkëkohore, muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një hapësirë tërheqëse për vizitorët, ju uroj një ditë të mbarë.