Ditët e muajit gusht e kanë kthyer Ksamilin në një nga destinacionet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.
Plazhet janë të mbushura që herët në mëngjes nga pushues vendas dhe të huaj, të cilët zgjedhin këtë zonë për ujin kristal, peizazhin natyror dhe klimën relaksuese. Kulmi i sezonit ka sjellë një atmosferë të gjallë dhe ritëm të lartë në çdo cep të vendit .
Në krahasim me vitet e kaluara, Ksamili ka pësuar ndryshime të dukshme në infrastrukturë dhe në cilësinë e shërbimeve turistike. Rrugët janë asfaltuar, hapësirat publike janë sistemuar dhe plazhet janë më të organizuara shprehen pushuesit
Pushuesit vlerësojnë pozitivisht përmirësimet në infrastrukturë dhe mikpritjen në Ksamil, ndërsa shprehen se zona po i afrohet gjithnjë e më shumë standardeve europiane të turizmit. Ky zhvillim jo vetëm rrit cilësinë e përvojës turistike, por ndikon drejtpërdrejt edhe në ekonominë e zonës, duke i dhënë gjallëri jetës lokale gjatë sezonit veror.