Reshej shiu pritet të nisin në disa zona të vendit që janë prekur gjatë ditëve të fundit nga zjarre shkatërrimtare.

Sipas modeleve të parashikimit të motit dhe pamjet satelitore, reshje shiu priten në Sarandë, Delvinë, disa zona të Vlorës, Leskovik, Poliçan, Rrogozhinë, Tiranë, Fushë-Krujë, Laç dhe Lezhë.

Lajm i mirë: Priten reshje shiu në disa zona të prekura nga
Zonat ku janë raportuar zjarre dhe retë me ngjyrë gri
Një pjesë e madhe e territorit të Shqipërisë është e mbuluar nga retë.

Reshjet në këto momente jo vetëm që do të ndikonin ndjeshëm në shuarjen e disa vatrave të zjarreve, por do të parandalonin edhe ndezjen e vatrave të reja.