Një aksident rrugor me përfshirjen e 5 automjeteve është regjistruar pranë zonës së pushimit të shoferëve në autostradën Fier–Lushnje. Ndër mjetet e përfshira është edhe një autobot që transportonte çimento.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes. Fatmirësisht, gjendja e tyre nuk raportohet të jetë serioze.

Nga aksidenti janë shkaktuar kryesisht dëme materiale.

Aktualisht, policia e qarkullimit po menaxhon situatën dhe ka devijuar trafikun në një rrugë dytësore pranë vendngjarjes, për të shmangur bllokimin e qarkullimit.