Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri.

Këtë herë kreu i qeverisë ka publikuar vetëm një video në Facebook, duke mos komentuar asgjë në këtë postim.

Prej më shumë se një 1 muaj në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuare apo kanë vendosur shezlongë e çadra në zonat bregdetare në kundërshtim me ligjin.